Connect with us

Maqedoni

28 pacientë të ri në kovid-qendrat në Shkup, gjithsej po trajtohen 505 pacientë – Alsat

Published

on

Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 28 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 505 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19, transmeton Alsat.

– Advertisment –

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 20 persona. Katër pacientë janë pranuar në Klinikën e Nefrologjisë, katër pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, dy pacientë në Institutin e TBC-së, tre në Klinikën e Dermatologjisë, dy në Klinikën për Sëmundje të Syve dhe një në Klinikën e Gastroeneterohepatologjisë. Në Klinikën e ORL-së janë pranuar katër pacientë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 6 pacientë të ri me Covid-19, dy janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 9 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona.

Gjithsej 505 pacientë të dyshuar ose me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar rreth 20 shtretër të lirë.