Ministria e financave njoftoi se janë siguruar 180 milion euro të tjera mbështetje financiare për të kapërcyer krizën e koronavirusit. Nga këto, 80 milion euro janë nga BE për stimul fiskal për ekonominë dhe qytetarët, dhe 100 milion euro nga Banka Evropiane e Investimeve për kredi të lira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Nga Ministria njoftojnë se gjatë këtij muaji duhet të nënshkruhet marrëveshja financiare me BEI për vënien në funksion këtyre 100 milion eurove.
Business
180 milion euro mbështetje financiare për kapërcimin e krizës së Koronavirusit
