Connect with us

Entertainment

110 vjet më parë u realizua fluturimi i parë me avion postar

Published

on

Si sot para 110 vitesh do të realizohej fluturimi i parë zyrtar me një avion postar. Fluturimi i parë u bë nga Allahabad në Provincat e Bashkuara të Indisë Britanike në Naini, ose rreth 10 kilometra nga pika e nisjes. Më 18 shkurt 1911 ishte 23-vjeçari Henri Pequet që pilotoi avionin që mbante 6.500 letra. Ai drejtoi një Humber-Sommer me rreth pesëdhjetë kuaj fuqi dhe udhëtimi i tij zgjati rreth 13 minuta.

Letrat ishin të shënuara “Posta e Parë Ajrore, Allahabad 1911”.


Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Entertainment

​Bill Clinton para 24 vjetësh ndaloi kërkimet për klonim të njeriut

Published

on

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton në vitin 1997 ndaloi kërkimet për klonim të njeriut.

Mundësia për klonimin e njeriut, doli kur shkencëtaret skoceze në Institutin Roslin krijuan delen e shumëpërfolur Dolli, që rriti interesin dhe shqetësimin në gjithë botën për shkak të komplikimeve të saj shkencore dhe etike.

Bëma e përcaktuar nga revista Shkenca si revolucioni i 1997-ës, gjithashtu solli pasiguri mbi kuptimin e ”klonimit” – një term mbrojtës i përdorur tradicionalisht nga shkencëtarët për të përshkruar proceset e ndryshme për dyfishimin e materialit biologjik.

Mjekët nga Shoqata Mjekësore Amerikanë dhe shkencëtare nga Shoqata Amerikane për Avancimin e Shkencës kanë botuar deklarata formale publike duke kundërshtuar klonimin riprodhues human. Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka konsideruar miratimin e legjislacionit për ndalimin e klonimit të njerëzve.

Lidhur me jo efikasitetin e klonimit të kafshëve vetëm një ose dy pasardhës të gjallë për çdo 100 eksperimente dhe mungesat në kuptimin e plote të klonimit riprodhues, shumë shkencëtare dhe mjekë këmbëngulin shumë fort se do të që jo etike të provohej të klonohej njeriu.

Jo vetëm që shumica e përpjekjeve për klonimin e gjitarëve dështojnë, por rreth 30% e kloneve të lindur të gjalle janë të prekur me sindromën e “pasardhësve me përmasa të mëdha” dhe kushte të tjera dobësuese.

Një numër i madh i kafshëve të klonuara kanë ngordhur para kohe nga infeksionet dhe komplikimet e tjera. Të njëjtat probleme duhet të priten në klonimin e njerëzve. Për më tepër, shkencëtarët nuk e dinë si do të ndikonte klonimi në zhvillimin mendor. Ndërsa intelekti dhe gjendja shpirtërore mund të mos jenë aq të rëndësishme për një lope ose për një mi, ato janë vendimtare për zhvillimin e humaneve të shëndetshëm. Me kaq shumë të panjohura për klonimin riprodhues, përpjekja për të klonuar njeriun për momentin konsiderohet e rrezikshme dhe e papërgjegjshme nga ana etike.

Continue Reading

Entertainment

“Fluturimet misterioze”, rikthehet trendi i viteve të 90-ta

Published

on

Kompania e fluturimeve Qantas do të prezantojë “fluturimet misterioze”, teksa bën përpjekje të rrisë turizmin e brendshëm në gjithë Australinë.

Udhëtimet ditore, në të cilat pasagjerët nuk e dinë se ku do të shkojnë, kanë qenë të popullarizuara në vitet 1990.

Fluturimet do të realizohen nga Brisbën, Melbërn apo Sidnej, me çmime prej 577 dollarëve amerikanë.

Në paketën ditore përfshihen një mori aktivitesh.

Meqë kufijtë ndërkombëtarë ka mundësi që nuk do të rihapen deri më 2022 në Australi, Qantas i ka kërkuar qeverisë për siguri në udhëtimet e brendshme, meqë ka nisur procesi i vaksinimit.

“Çfarë po kërkojmë ne është një garanci, që në një moment të caktuar të mos ketë më shumë mbyllje të kufijve”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Grupit Qantas Andrew Parker.

Kompanitë ajrore në gjithë Australinë janë duke shqyrtuar strategji të ndryshme për të luftuar uljen e madhe të udhëtimeve si pasojë e pandemisë.

Kompania tajlandeze e fluturimeve Thai Airways ka njoftuar këtë javë se do të zvogëlojë numrin e punëtorëve për 50 për qind.

Pandemia ka dëmtuar rëndë këtë sektor, duke i përballur kompanitë ajrore me kërkesa për ndihmë nga qeveritë, falimentim apo zvogëlim të madh të numrit të punëtorëve.

The post “Fluturimet misterioze”, rikthehet trendi i viteve të 90-ta appeared first on Alsat.

Continue Reading

Entertainment

SHBA u bë me himn kombëtar para 90 vjetësh

Published

on

Më 3 mars 1931, një akt i Kongresit shpalli këngën “The Star Spangled Banner” himn kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Kënga ishte tepër e dëgjuar për shumë dekada me radhë para se të merrte këtë status. Teksti i saj ishte shkruar nga Francis Scott Key gjatë luftës së vitit 1812 gjatë bombardimeve britanike të kështjellës Fort McHenry në Baltimor të shtetit Maryland.

Autori i tekstit ishte vetë dëshmitar i bombardimeve. Mëngjesin pas sulmit Key u frymëzua kur pa flamurin me 15 yje të valëvitej ende mbi fortesë.

Flamuri tregonte se fortesa nuk ishte dorëzuar dhe se ishte e gatshme të vazhdonte qëndresën. Flota britanike më pas u largua duke i dhënë kështu fund rrezikut për Baltimorin.

Poema e Key u kombinua më vonë me muzikën e një kënge britanike që ishte shumë e dëgjuar në Shtetet e Bashkuara duke krijuar kështu atë që tani është himni kombëtar amerikan.

 

Continue Reading

Trending