Connect with us

Entertainment

​Punëtorja e muzeut që ishte bërë mbretëreshë e shqiptarëve

Published

on

Gazetat e Budapestit më 26 janar të vitit 1938, njoftuan se Kontesha Geraldine Apponyi pritet të fejohet me mbretin e shqiptarëve, Ahmet Zogu, 43-vjeç.

Të nesërmen, oborri mbretëror shqiptar e konfirmoi lajmin. Kontesha 22-vjeçare, bija e kontit të ndjerë Gyula Apponyi, ish-oficer hungarez dhe e Virginia Stewart, bija e një diplomati amerikan, ishte katolike dhe punonte në Muzeun Kombëtar të Budapestit kundrejt një pagese të vogël.

Lajmi botohet pasi Zogu dhe Geraldine e kishin pëlqyer njëri-tjetrin. Geraldine ishte takuar me mbretin Zog në dhjetor 1937, me ndërmjetësimin e motrës së monarkut.

Geraldine shkoi në Shqipëri dhe brenda disa ditësh çifti u fejua. E njohur si Trëndafili i Bardhë i Hungarisë, në prag të martesës, Geraldine u ngrit në statusin mbretëror si Princesha Geraldine e Shqipërisë.

Ajo u bë mbretëreshë e shqiptarëve dhe deri në fund ndau fatin me të shoqin, në ditë të mira e të vështira. Pas vdekjes së mbretit Zog, Geraldine preferoi të njihej si Nëna Mbretëreshë.

Në qershor 2002, ajo kthehet nga Afrika e Jugut për të jetuar në Shqipëri, ku edhe vdiq më 22 tetor 2002.


Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Entertainment

Shtëpia 139 vjeçare zhvendoset në lagje të re

Published

on

Një shtëpi Viktoriane 139 vjeçare në San Francisko më në fund ka një adresë të re.

Të dielën, Englander House, një ndërtesë historike në zemër të San Franciskos, u zhvendos nga 807 Franklin St. në 635 Fulton St.

Videot dhe fotot treguan se shtëpia e gjelbër lëvizte, me një ritëm të qëndrueshëm prej një milje në orë, në vendin e saj të ri gjashtë blloqe larg.

Qindra njerëz shikonin me admirim duke bërë fotografi të kësaj relike gjigante të së kaluarës në San Francisko.

Phil Joy, mbikëqyrësi i shtëpisë tha se ishin dashur disa vite për të planifikuar udhëtimin e shtëpisë.

“Ne duhet të flisnim me 15 agjenci të ndryshme në qytet për të rënë dakord për këtë,” tha Joy.

Ai shtoi se lëvizja ishte e ndërlikuar pasi shtëpia ishte 80 metra e gjatë. Një pjese ë vështirësisë ishte edhe zbritja e shtëpisë.

Në vendin ku qëndronte shtëpia historike, do të ndërtohet një kompleks apartamentesh. Ndërkohë shtëpia Englander do të vendoset në vendin e saj të ri.

Continue Reading

Entertainment

​289 vjet nga lindja e presidentit të parë të SHBA-së

Published

on

Më 22 shkurt 1732 në Westmoreland të Virginia, u lind George Washingtoni, figura mbizotëruese në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Mësimet e para i mori nga mësues privatë dhe prindërit, të cilët kishin një plantacion në koloninë e Virginias. Megjithëse nuk ndoqi ndonjë kolegj, ai ishte matematikan dhe gojëtar i zoti. Pjesën më të madhe të rinisë e kaloi së bashku me vëllezërit në plantacion, ku mësoi punët e fermerit dhe të gjeometrit. Qysh në moshë të re hyri në ushtrinë e Virginias. Me gradën toger, ai u shqua si oficer i guximshëm në luftimet kufitare me fiset armiqësore të indianëve të Amerikës dhe me aleatët e tyre francezë.

Në vitin 1777, kur pritej të fillonte lufta për pavarësi nga Anglia, Kongresi e caktoi George Washingtonin kryekomandant të Ushtrisë Kontinentale të sapokrijuar. Pas fitores amerikane, ai u kthye në fermën e tij të dashur në Mount Vernon të Virginias dhe filloi të merrej me kultivimin e duhanit.

Por atë e thirrën përsëri për të kryesuar punimet e Konventës, që hartoi Kushtetutën në vitin 1787.

Autoriteti i madh që gëzonte George Washington, bëri thuajse të pashmangshme zgjedhjen e tij njëzëri si president i parë i Shteteve të Bashkuara.

George Washingtoni ndërroi jetë më 4 dhjetor 1799, në moshën 67-vjeç.

Continue Reading

Entertainment

Beteja që la të vdekur 976 mijë viktima

Published

on

Në Verdun të Francës më 21 shkurt të vitit 1916, fillon beteja më e përgjakshme e luftës së parë botërore midis ushtrive gjermane dhe franceze.
Një ri-vlerësim në vitin 2000, gjeti se nga 715 mijë viktima, 377 ishin francezë dhe 337 mijë gjermanë me një mesatare prej 70 mijë viktima për çdo muaj të betejës.

Beteja e Verdunit është cilësuar një nga më të gjatat dhe më të kushtueshmet në historinë njerëzore, ri-vlerësime të tjera të fundit thonë se numri i viktimave arriti në 976 mijë deri në përfundim të betejës, 18 dhjetor 1916, që rezultoi me fitoren e ushtrisë franceze./KosovaPress/

Continue Reading

Trending