Connect with us

Business

​OAK pritet në takim nga ministri Klosi

Published

on

Krijimi i linjave të komunikimit dhe bashkëpunimi reciprok, përkrahja për bizneset që kanë interes bashkëpunimi në fushën e turizmit, përkrahja dhe promovimi i turizmit malor në Kosovë, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të nxitjes së turizmit ishin qëllimi i takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe Këshilltarin Idriz Konjari.

Gjatë këtij takimi u diskutuan potencialet bashkëpunuese në fushën e turizmit dhe ndërlidhja e bizneseve duke kombinuar turizmin detar dhe atë malor.

Përfaqësuesit e OAK-së theksuan rëndësinë e organizimit të më shumë aktiviteteve të përbashkëta me qëllim që të promovohet turizmi malor drejt Kosovës edhe më shumë dhe të njihet për turistët potencial. Me këtë rast të dyja palët u dakorduan që të organizojnë aktivitete të përbashkëta me qëllim të promovimit të zonave me potencial për vizitorët, duke kombinuar sezonën e verës në Shqipëri, e atë të dimrit në Kosovë.

Ministri Klosi falënderoi për takimin dhe theksoi që sidomos periudha e pandemisë ka bërë që të lidhemi më shumë me njëri tjetrin, duke potencuar që kur kishin nevojë për turizmin, Kosova ishte aty. Ministri gjithashtu tha që Shqipëria dhe Kosova si institucione bashkëpunojnë shumë mirë, andaj duhet të bëjnë edhe më tepër edhe në promovimin e turizmit drejt Kosovës.

Klosi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe theksoi që është momenti që të nxisim më tepër këtë çështje duke përfshirë mbajtjen e aktiviteteve të përbashkëta, promovimet, panairet, hapjen e pikave të përbashkëta, e prezantimin e zonave atraktive.

Gjithashtu ministri Klosi shpalosi se janë në bisedime e sipër me Ministrinë e Arsimit në Shqipëri në mënyrë që në agjendat e shkollës të futet si obligative vizita në Kosovë nga nxënësit.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi – kryetar i bordit, Diamant Elshani – sekretar i bordit, Lulzim Begaj – anëtar i bordit dhe Qëndresa Ibrahimi – koordinatore.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Bie përqindja e turistëve për muajin shkurt

Published

on

Numri i turistëve për muajin shkuar ka shënuar rënie prej 41.7 për qind, ndërsa numri i qëndrimeve në hotele ka rënë me 36.8 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në shkurt vendi ka regjistruar 27,569 turistë ndërsa janë realizuar 60,013 akomodime.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Bie çmimi i benzinë, çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar

Published

on

Çmimi i benzinës nga mesnata do të lirohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, çmimet e derivateve për litër do të jenë:

EUROPUSPER BS-95 do të shitet për 67,00 denar për litër.

EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69,00 denarë për litër.

EURODISEL do të shitet për 58 denarë për litër.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Gjatë marsit u rritën çmimet e konsumit, ranë vetëm çmimet e perimeve

Published

on

Për 0,4% janë rritur çmimet e konsumit gjatë muajit mars 2021 në krahasim me muajin shkurt të po të njëjtit vit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë marsit të këtij viti janë rritur çmimet e këtyre produkteve: vajra dhe yndyra me 2.8%, pemë me 3.8%, pije alkoolike me 1.6%, këpucë me 3.1%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 4.7%.

Ndërsa, rënie e çmimeve gjatë marsit është vërejtur vetëm tek perimet me 1.5%.

Sipas, ASHK-së, norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2021, me muajin mars 2020, ishte 1.2%.

Ndërkohë për 1.2% janë rritur çmimet e konsumit në janar të këtij viti, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2020.

Alsat

Continue Reading

Trending