Connect with us

Business

​OAK dhe bizneset anëtare mbajnë takim të përbashkët me ministren Hajdari

Published

on

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) do të presin në takim ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe bizneset anëtare.

Qëllimi i përbashkët i këtij takimi është që bizneset të kenë mundësinë që të ofrojnë ide dhe propozime se si mund të ngritën kapacitetet prodhuese të cilat do të ndikojnë edhe në ngritjen e nivelit të punësimit në sektorët e industrisë.

Nga OAK kanë njoftuar se në këtë takim të ftuar janë të gjitha bizneset e industrisë.

Takimi i përbashkët do të mbahet në ora 10:00 në zyrat e OAK-ut.

Alsat