Connect with us

Sport

​Ndërron jetë sekretari teknik i FSK-së Emin Dushullovci – Bota Sot

Published

on

Ka ndërruar jetë sekretari teknik i Federatës Skitare të Kosovës (FSK), Emin Dushullovci.

I ndjeri fillimisht kishte filluar të merret me futboll në vitin 1945, ku edhe ishte pjesë e skuadrës Besëlidhja, atëkohë ekip i lagjes së Muhaxherëve. Por me kushtet e vështira në ato vite, prindërit nuk e lejonin ta ushtrojë profesionin e futbollistit, kështu duke i kërkuar të fillojë ndonjë punë, përcjell KosovaPress.

Në vitin 1970, ai u punësua si mbikëqyrës i dy objekteve në Brezovicë të cilat ishin ndërtuar për arsye të mbajtjes së garave ndërkombëtare për studentë.

Dushullovci qëndroi për një vit në Brezovicë së bashku me disa grupe studentore dhe Klubin Skitar “Universiteti”, i cili në atë kohë ishte ekipi i dytë në ish-Jugosllavi.

Në një periudhë 20 vjeçare, prej vitit 1971, deri në 1991, Dushullovci arriti të përfundonte disa detyra sportive ku edhe ishte ndihmës trajner i Klubit Basketbollistik “Univeristeti”, që garonte në ligën e parë në Jugosllavi.

Federata Skitare e Kosovës (FSK), u ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit të skijimit dhe atij sportiv.

Telegrami është i bashkangjitur më poshtë:

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datë 01.11.2020 papritur ndërroi jetë punëtori i dekadave si dhe njëherish Sekretari Teknik i FSK-së z.Emin Dushullovci.

Axhi e Baca Emin ashtu si e thërrisnim të gjithë, ishte puntorë i devotshëm përgjatë dekadave të shumta të konsolidimit dhe zhvillimit të sportit të skijimit. Ishte një njeri fjalëpak por me vullnet të madh për avansimin e gjeneratave dhe kushteve në të cilën organizoheshin garat e skijimit në kohën e paraluftës e atë të Republikës së Kosovës.

I përjetshëm do të jetë emri, puna dhe kujtimi për bacën Emin.

Ngushëllime familjes, BE të FSK-së, komunitetit të skijimit dhe atij sportiv”.

Alsat