Connect with us

Business

​Formohen disa grupe për shqyrtimin e aplikimeve për investime strategjike

Published

on

Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u shqyrtuan aplikimet e disa kompanive për marrjen e statusit të investitorit strategjik.

Sipas nje njoftimi te MTI, në takimin e kryesuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, morën pjesë edhe përfaqësues të ministrive dhe të komunave, të cilët dhanë mendimet e tyre lidhur me investitorët potencialë për investime strategjike.

Ministri Krasniqi i njoftoi anëtarët se janë paraqitur tre investitorë të mundshëm strategjikë për “Hotelin Grand” në Prishtinë.

“Votimi i Grupit Operacional për shqyrtimin e aplikimeve të këtyre investitorëve u shty për javën e ardhshme. Kryesuesi i grupit operacional për subjektin aplikues “Unitas Energy AG” SH bëri të ditur se kjo kompani ka kërkuar afat shtesë deri në kompletimin e dokumentacionit. Në këtë takim u votua, me një vërejtje, grupi operacional për subjektin aplikues “Moxico Luma Kosovo Mining” LLC. Po ashtu, Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike vendosi për formimit e Grupit Operacional për sektorin e bujqësisë “KBI Ereniku”, në Gjakovë për subjektin aplikues “Abrazen” LLC, vlera e të cilit arrin shifrën 16 milionë euro. Gjithashtu, Komisioni ndërministror i dha dritën e gjelbër edhe formimit të Grupit Operacional lidhur me sektorin e energjisë në Vushtrri. Subjekti aplikues “Cicavica Wind Farm 1 LLC” synon të investojë në këtë komunë 1 milion e 620 mijë euro në sektorin e energjisë me erë. Në këtë takim nuk u votua Komisioni operacional për subjektin aplikues “Nixone Energy Group” SHPK, që synon të investojë 62 milionë euro në sektorin e energjisë në komunën e Suharekës.

Po ashtu u votua formimi i Grupit operacional për sektorin e bujqësisë, për subjektin “Frutex SHPK”, që synon të investojë në vlerë prej 12 milionë eurosh.

Ekipet operacionale do t’i analizojnë dhe shqyrtojnë aplikacionet e investitorëve potencialë në mënyrë profesionale dhe pastaj komisioni ndërministror do t’i përcjellë në kryeministri.

Alsat