Connect with us

Entertainment

​Fëmijët hëngrën “ëmbëlsirat kanabis”, përfundojnë në spital

Published

on

Katër fëmijë përfunduan në një spital në Britaninë e Madhe pasi hëngrën ëmbëlsira që menduan se përmbajnë kanabis, por ato nuk duhet të kishin pasoja afatgjata, njoftoi policia sot.

– Advertisements –

Fëmijët kishin të vjella në mënyrë të pakontrolluar dhe të fikët, dhe më pas u kthyen në vete të shtunën pasdite në Pound Lane në Epson, raporton Guardian duke iu referuar policisë në Sari.

Tre djem – dy prej të cilëve janë 12 dhe i treti 13-vjeë, dhe një vajzë (12), u dërguan në një spital lokal dhe mund të konsiderohen të lumtur që nuk patën pasoja serioze pas asaj që hëngrën, shtoi policia.

Ata thuhet se kanë marrë një “reagim serioz ndaj ëmbëlsirave që ata mendonin se përmbanin kanabis”.

Një djalë tjetër (12) u dërgua në spital me insistimin e familjes, pasi besohet se ai gjithashtu hëngri ëmbëlsira.

Burimi i ëmbëlsirave është ende duke u hetuar dhe policia nuk e ka idenë se si mund të duken, megjithëse raportet nga e premtja në mbrëmje tregojnë se është e mundur që ata të kenë ngrënë karamele me pelte jeshile në formën e një rrethi.

Detektivja Lisa Becley tha se fëmijët ishin “tepër me fat që nuk patën simptoma shumë më të rënda”.

“Ky rezultat është kryesisht për shkak të veprimeve të shpejta të dy studentëve të mjekësisë që ndodhën afër dhe u siguruan atyre ndihmë në një fazë të hershme. Ambulanca dhe personeli i spitalit reaguan shpejt, kështu që fëmijët morën terapi menjëherë,” tha ajo.

Çështja po hetohet dhe policia dëshiron të dijë se kush u dha atyre ëmbëlsirat.

Supozohet se fëmijët morën ëmbëlsira në një shesh lojërash aty pranë. Prindërve në Epson u është thënë që të flasin me fëmijët e tyre sa më shpejt të jetë e mundur në lidhje me rreziqet e ushqimeve që përmbajnë kanabis.

Një ushqim i tillë quhet “i ngrënshëm”, por është i paligjshëm dhe nuk rregullohet me ligj në Britaninë e Madhe.