Connect with us

Sport

​Dumoshi: Baca Emin kishte vullnet për avancimin e gjeneratave në sportin e skitarisë – Bota Sot

Published

on

Ministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi me rastin e vdekjes së sekretarit teknik tw Federatës Skitare të Kosovës, Emin Dushullovcit ka shprehur ngushëllimet e saja drejt familjes, miqve dhe Federatës së Skitarëve të Kosovës.

Më poshtë mund ta gjeni të bashkangjitur telegramin e Dumoshit

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të punëtorit shumëvjecar si dhe njëherësh Sekretar Teknik i Federatës Skitare të Kosovës, Emin Dushullovci.

Baca Emin ashtu siç e thërrisnin të gjithë, ishte punëtor i vyer përgjatë dekadave të shumta të konsolidimit dhe zhvillimit të sportit të skitarisë në vendin tonë. Ishte njeri me vullnet të madh për avancimin e gjeneratave dhe kushteve në të cilën organizoheshin garat e skitarisë në kohën e paraluftës e atë të Republikës së Kosovës.

I përjetshëm do të jetë emri, puna dhe kujtimi për veprën e tij.

Me këtë rast i shpreh ngushëllime familjes, miqve të të ndjerit, FSK-së, komunitetit të skijimit dhe komunitetit sportiv.

Me respekt,

Vlora Dumoshi

Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”

Alsat