Connect with us

Business

​Dogana e Kosovës 11 % më shumë të hyra këtë fillim-vit

Published

on

Mbi 10 përqind më shumë janë rritur të hyrat nga Dogana e Kosovës në këtë fillim-vit. 123 milionë euro është totali i taksave që ka mbledhur dogana gjatë muajit të parë të vitit dhe në gjysmën e shkurtit. Nga Dogana thonë se ka ulje të kontrabandimit me mallra. Megjithatë, sipas tyre, rastet më të shpeshta janë ato ku tentohet të kontrabandohet me medikamente mjekësore dhe pije të gazuara.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se të hyrat e përgjithshme janë më të larta se viti paraprak. Sipas tij, ekonomia ka filluar të funksionojë, kështu është rritur konsumi dhe importi.

Stavileci: 11 për qind të hyra më shumë se vitin e kaluar

“Vitin e kaluar, periudhën prej janarit deri në gjysmë të shkurtit, ne kemi pasur të mbledhura në vitin 2020, 111 milionë euro të hyra në buxhetin e Kosovës. Ndërsa, në këtë fillim vit, është fillim-vit i mbarë dhe kemi arritur 123 milionë euro totali i taksave që kemi mbledhur. Që nënkupton që jemi 11 për qind më shumë se vitin e kaluar”, thekson Stavileci.

Tutje, Stavileci thotë se pandemia ka ndikuar në të gjitha sferat ekonomike në Kosovë, për çka shton se ka pasur ulje të tentim-kontrabandimeve.

Stavileci: Kemi kapur raste të ndryshme gjatë tentim-kontrabandimit

“Normalisht që gjithmonë kemi kapur raste të ndryshme gjatë tentim-kontrabandimit, por në përgjithësi mund të themi se kemi pasur ulje të numrit të rasteve të cilat i kemi kapur gjatë tentimit për kontrabandim”, shton ai.

Ai thekson se rastet më të shpeshta të kontrabandës janë me medikamente mjekësore dhe pije të gazuara.

Stavileci: Kemi kapur disa raste të kontrabandimit me pije të gazuara dhe medikamente

“Produktet të cilat janë më të favorizuara për kontrabandë janë produktet të cilat shiten, transportohen në mënyra më të lehta. Për shkak se ne kemi parë shembull derivatet e naftës, por me rregullimin e tregut kjo problematikë është minimizuar dhe gati është në zhdukje e sipër. Tani kemi disa raste ku kapim kontrabandimin me medikamente. Kapim raste të kontrabandimit me pije të gazuara të cilat vijnë nga shtetet e ndryshme”, përfundon ai.

Stavileci shton se në këto raste, tentohet që t’i ikin taksës së akcizës. Të hyrat vjetore të Doganës në 2020, janë 1 miliard e 30 milionë e euro ose një rënie për 10 për qind.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Ndihma financiare për muajt shkurt dhe mars kanë ngecur nëpër labirintet e Kuvendit

Published

on

Masa për ndihmën financiare për pagat për muajt shkurt dhe mars ka ngecur nëpër labirintet e Kuvendit. Ekipi ekonomik i qeverisë thotë se ata në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojnë te deputetët që të votojnë më shpejtë, as nuk mund të gjejnë mënyrë tjetër për ta ndihmuar biznesin. Ata u bëjnë thirrje kompanive të paguajnë pagat në mënyrë që kur të miratohet ligji, shteti t’ua kthejë mjetet. Por edhe krahas kësaj- dhjetëra masa të tjera që kërkojnë ndërhyrje ligjore janë bllokuar në procedurë parlamentare.

… Edhe nëse hyn në Komision sot dhe në dhjetë ditët e ardhshme votohet, kompanitë do të jenë në kohë me aplikimet e tyre- deklaroi Fatmir Bytyqi- zëvendës- kryeministër për çështje ekonomike.

Sipas agjendës së publikuar nga Parlamenti, për këtë javë në rendin e ditës në Komisionin e financave dhe buxhetit nuk është vendosur propozim- ligji për ndihmë financiare për pagat. Biznesi u bën thirrje deputetëve që menjëherë të miratojnë ligjet që të mos pësojnë dëme shtesë.

Të gjitha partitë parlamentare duhet të marrin parasysh situatën në të cilën jemi dhe të bëjnë përpjekje maksimale për t’i miratuar ligjet ekonomike në Parlament sepse megjithëse ata kanë vullnet të mirë nga Qeveria për ta kaluar ngecjen e këtillë, ata krijojnë impute serioze të këqija mbi pozicionin ekonomik të kompanive- pohoi Branko Azeski, kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë.

Ministri i financave Fatmir Besimi në takimin e sotëm me biznesin theksoi se buxheti është likuid dhe në gjendje të mirë. Por, biznesi nuk e ndan të njëjtin mendim, duke thënë se nëse do të ishte ashtu, Banka Popullore nuk do t’u kishte ndaluar bankave të paguajnë dividenda. Nga ana tjetër, përfaqësuesit qeveritar nuk dëshironin të komentonin vendimin e këtillë të Bankës Popullore.

Andrea Çobanova

Alsat

Continue Reading

Business

Punëtorëve të Trepçës iu del paga për muajin janar

Published

on

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) njofton se janë ndarë mjetet për pagën e muajit janar për punëtorët e kombinatit Trepça.

Sipas MEA-së, punëtorët gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre.

“Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e Trepçës sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka ndihmuar Trepçën. Në nëntor të vitit të shkuar, Qeveria kishte ndarë 1.1 milion për këtë ndërmarrje”, thuhet në njoftim.

Ndarja e këtyre mjeteve financiare vjen pasi punëtorët e Trepçës kishin hyrë në grevë për shkak të vonesës së pagës së muajit janar.

Gjithashtu, disa herë punëtorët e kombinatit Trepça kanë pasur vonesa në marrjen e pagave.

Kombinati Trepça është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punëtorëve të kësaj ndërmarrje.

Alsat

Continue Reading

Business

Hapen zyrat ndërlidhëse për bashkëpunim ekonomik Kosovë-Izrael

Published

on

Menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është hapur Korporata Zhvillimore dhe Investuese ndërmjet dy vendeve.

Qëllimi i kësaj korporate thuhet se është rritja e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Damian Brikman dhe Israel Levinson janë bashkëthemeluesit e kësaj korporate.

Personeli i KIDIC

 

Kujtojmë se Kosova dhe Izraeli kishin vendosur marrëdhënie diplomatike menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik në Shtëpi të Bardhë më 4 shtator 2020.

Pas kësaj, Kosova pritet të vendos ambasadën në Jerusalem.

Alsat

Continue Reading

Trending