Connect with us

Tech

​Austria do të penalizojë platformat online nëse nuk reagojnë ndaj gjuhës së urrejtjes

Published

on

Austria ka në plan të detyrojë platformat kryesore të internetit si Facebook dhe Google të fshijnë përmbajtjen e paligjshme brenda disa ditësh nën kërcënimin e një gjobe deri në 10 milionë euro, njoftoi të enjten qeveria në Vjenë.

Ligji austriak për gjuhën e urrejtjes në internet, i cili aktualisht po punohet, do t’u referohet platformave që kanë më shumë se 100 mijë përdorues dhe të ardhura vjetore prej më shumë se 500 mijë euro, njoftoi ministrja e Drejtësisë Alma Zadic.

Ajo shtoi se ligji do t’u japë viktimave të fyerjeve dhe abuzimeve në internet mundësinë për t’i raportuar ato në një mënyrë të shpejtë dhe të lirë.

“Interneti nuk është një vend i paligjshmërisë. Sundimi ynë i ligjit vlen edhe për internetin,” tha Zadiq në një konferencë shtypi.

Zadiq, emigrantja e parë që u bë ministër në Austri, ku ajo iku me prindërit e saj para luftës në Bosnjë e Hercegovinë kur ishte dhjetë vjeç, është vetë një viktimë e mesazheve fyese.

Ajo ka thënë se i ka marrë këto mesazhe që kur mori detyrën në janar dhe ato janë kryesisht natyra seksiste, antiemigrante ose antimyslimane, megjithëse Zadic nuk është myslimane.

Platformat do të duhet të vendosin sisteme të raportimit të gjuhës së urrejtjes që mund të arrihen lehtësisht, të caktojnë një person kontakti për përdoruesit dhe të raportojnë ankesat e marra një herë në vit, thotë ligji.

Përmbajtja që ka natyrë të qartë kriminale duhet të fshihet brenda 24 orëve nga marrja e ankesës dhe përmbajtja tjetër e paligjshme brenda shtatë ditësh.

Shqetësimet për gjuhën e urrejtjes janë rritur në të gjithë botën vitet e fundit. Ligji gjerman i miratuar në vitin 2018 ka pasur deri tani ndikim të kufizuar dhe Berlini ka bërë thirrje për veprim më të fortë të Bashkimit Evropian mbi këtë çështje. /KosovaPress/

Top Channel

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tech

Sqarohet Facebook pas u bllokua mbrëmë

Published

on

Rrjeti social “Facebook” është sqaruar për problemin e mbrëmshëm, ku shumë përdorues u ankuan se nuk funksiononte Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Facebook thotë, ne jemi kthyer ndërkaq sqarojnë, se problemi erdhi si rezultat i ndryshimeve në konfigurim.

“Dhe ne jemi kthyer! Pak më herët, sot një ndryshim në konfigurim bëri që shërbimet e Facebook të mos ishin të disponueshme për disa njerëz. Që nga ai moment, ne kemi e hetusm dhe zgjidhur shpejt problemin”, njoftuan nga Facebook.

Continue Reading

Tech

Bien nga funksioni “Facebook”-u, “Instagram”-i e “WhatsApp”-i

Published

on

Platformat sociale, “Facebook”, “Instagram” e “WhatsApp”, ranë nga sistemi të enjtën mbrëma.

Kjo ndërprerje e shërbimit duket se ka nisur rreth orës 23.30, ku me mijëra persona e kanë raportuar këtë ndërprerje në faqen “DownDetector”.

Kjo rënie e gjigantit të mediave sociale është e dyta në më pak se 1 muaj; një rënie e këtillë ndodhi edhe më 19 mars ku faqet mbetën “offline” për disa orë.

Duket se sot, platformat janë rikthyer në normalitet.

Continue Reading

Tech

Japonia zbulon një nga makinat e saj më të mira

Published

on

Acura e Honda ka zbuluar crossover-in e ri dhe ka karakteristika që e bëjnë atë një nga automjetet më të mira të përparuara që u shfaq këtë vit.

Acura MDX i ri përmban një trup të madh me aerodinamikë të lartë, i menduar sipas standardeve më të fundit aerodinamike, edhe është i pajisur me një fashë të përparme me një grilë të madhe që mban logon e prodhuesit dhe hapje të dedikuara për të përmirësuar rrjedhën e ajrit përmes trupit.

Ky automjet dallohet nga makinat e mëparshme Acura me sisteme speciale elektrike të frenimit që punojnë me sensorë elektronikë për të ulur shkallën e aksidenteve në rrugë, një sistem të ri pezullimi që kontrollon lëvizjen e secilës rrotë veç e veç në proporcion me shpejtësinë dhe cilësinë e rrugës, dhe me amortizues të përmirësuar dhe më shumë qëndrueshmëri.

Trupi i kësaj makine ishte 5 metra i gjatë dhe 39 mm i gjatë, 199 cm i gjerë dhe 170 cm i gjatë, dhe distanca midis boshteve të rrotave ishte 281 cm, edhe kabina në të vinte me vende lëkure të rehatshme që akomodojnë 7 pasagjerë, me një dizajn modern dhe teknologji që e bëjnë atë të dallueshëm nga makinat ekzistuese.

MDX bleu sistemet më të fundit multimediale dhe të kondicionimit të ajrit, dy ekrane të afta për të komunikuar me telefona dhe pajisje inteligjente pa tel.

Përveç sensorëve të dritës dhe shiut, kamerave, sensorëve të distancës së përparme dhe të pasme, ka dhe sisteme për të kontrolluar lëvizjen dhe rrugën e automjetit në autostrada për të shmangur aksidentet.

Kjo makinë është mundësuar nga motorë benzinë ​​3,5 litërsh me 6 cilindra të aftë për të gjeneruar çift rrotullues ekuivalent me 295 kuaj fuqi, dhe kuti automatike me 10 faza.

Continue Reading

Trending