Connect with us

Business

​ASK: Gjatë shtatorit kishte rënie të çmimeve të konsumit

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit”, për muajin shtator të këtij viti, ku theksohet se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0.4 përqind, krahasuar me muajin shtator 2019.

Sipas ASK-së, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.1%) në muajin shtator 2020.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.1%) në muajin shtator 2020, krahasuar me muajin gusht 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-9.3%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-0.4%)-(rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës); pushime të organizuara (-2.3%); shërbime hoteliere (-06%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK. Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: perime (4.2%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (1.9%)-(ngritje e çmimeve të drunjve për ngrohje), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shtator 2020 me muajin shtator 2019 ishte (-0.4%)”, thuhet .

ASK thotë se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0.4%, në muajin shtator 2020, krahasuar me muajin shtator 2019.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-2.1%); pemë (-3.5%); veshje (-1.3%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (-5.5%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-14.5%)-(rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.4) për qind në IHÇK. Ndërsa ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.6%); mish (1.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3.1%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2.9%); duhan (2.2%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (4.7%); shërbime ambulatore (5.5%); shërbime hoteliere (1.8%); kujdes personal (2.1%); sigurime (19.7%)-(ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.0 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim. 

Alsat