Connect with us

Business

​746 ankesa për kamatë shtesë nga bankat në Kosovë

Published

on

Kriza pandemike ka goditur edhe ekonominë e Kosovës, ashtu siç ka goditur ekonomitë në mbarë botën. E për këtë shumë persona dhe biznese janë detyruar të parashtrojnë kërkesë në bankat e Kosovës për shtyerjen e pagesës së këstit të kredisë.

Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, përmes emailit ka thënë se në periudhën mars, prill, maj dhe korrik janë parashtruar afër 78 mijë kërkesa për shtyrje të këstit të kredisë.

Ahmeti për KosovaPress, ka thënë se nga 78 mijë kërkesa, janë aprovuar 70 mijë e 564 kërkesa.

“Nga 77,629 kërkesa të parashtruara për shtyrje të kësteve për periudhën mars-prill-maj-korrik, janë aprovuar 70,564 kërkesa nga të cilat 57,443 për personat fizik dhe 20,186 për personat juridik”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërsa në pyetjen e KosovaPress, pas kësaj shtyrje të këstit të kredisë në tre mujorin e parë, se sa ankesa janë pranuar për rritje të kamatës, Ahmeti ka thënë se janë 131 ankesa të cilat janë zgjedhur në favor të palëve.

“Ju informoj se divizioni i ankesave në BQK, deri më tani ka pranuar 746 ankesa, nga të cilat 131 janë zgjidhur në favor të palëve, të tjerat janë kryesisht ankesa për interesin e rregullt të përllogaritur e që rezulton të jenë me përgjigje negative për palët”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se Banka Qendrore e Kosovës së bashku me Shoqatën e Bankave të Kosovës, kishin vendosur që bizneset dhe individët të cilët për shkak të gjendjes së krijuar në vend dhe rënies së nivelit të të hyrave të tyre, t’iu mundësohet pezullimi i pagesave të kësteve të kredisë, nga data 16 mars 2020 deri me 30 prill 2020.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Gligorova: Qytetarët duhet të besojnë në të dhënat zyrtare të Bankës Popullore, e jo në spekulime

Published

on

Treguesit specifik dëshmojnë se sistemi bankar në vend është i qëndrueshëm, pohon në paraqitjen e saj të sotme, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Viktorija Gligorova nga Sektori i Mbikëqyrjes në BPRM. E pyetur për sqarim pas spekulimeve publike se e ardhmja e disa prej bankave në vend është vënë në pikëpyetje, Gligorova thotë:

Në emër të Bankës Popullore, ne apelojmë te qytetarët dhe kompanitë, që të besojnë në të dhënat zyrtare mbi funksionimin e sistemit bankar, që publikohen rregullisht nga Banka Popullore dhe të dhënat e bankave individuale, të cilat ata vetë i publikojnë mbi punën e tyre”, tha Gligorova.

Alsat

Continue Reading

Business

Paratë e Trustit, në kursime

Published

on

Mbi 198 milionë euro të tërhequra nga Fondi i Kursimeve Pensionale, nuk e kanë ndihmuar dukshëm ekonominë e vendit.

Në rritjen prej 11 për qind të depozitave në bankat e Kosovës gjatë 2020-ës, për 40 për qind besohet se ka ndikuar tërheqja e kursimeve të Trustit, të cilat janë deponuar në llogari private, por nuk janë shpenzuar menjëherë, thuhet në një raport të Institutit GAP nga Prishtina, të publikuar në mars të vitit 2021. Sipas këtij raporti, “një numër i madh i kontributpaguesve nuk kanë shpenzuar mjetet, por kanë kursyer”.

Pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike vitin e kaluar, qytetarët kanë pasur mundësi që të tërheqin 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, që e kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar.

Miradija është një nga qytetarët e shumtë që ka tërhequr 10 për qind të kursimeve nga Trustit, të cilat ende nuk i ka shpenzuar.

“Le të më gjinden si rezervë, tashmë është pandemia e koronavirusit, ndonjë sëmundje apo shpenzim të papritur. Vlera e mjeteve nuk është e madhe, pasi unë herë pas herë kam punuar edhe pa kontratë”, tha Miradija.

Depozita, 4.3 miliardë euro

Rritja e vlerës së depozitave vërehet edhe në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Kursimet e qytetarëve në bankat komerciale që operojnë në vend, në muajin nëntor të vitit të kaluar kanë qenë 4.1 miliardë euro, kurse në muajin dhjetor kjo vlerë ka arritur në mbi 4.3 miliardë euro, aq sa ishte edhe në muajin janar të këtij viti.

Mundësia për tërheqjen e 10 për qind të kursimeve pensionale, nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, ishte bërë pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve dhe bizneseve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Me këto mjete vlerësohej se do të stimulohej kërkesa agregate.

Stimulimi i kërkesës agregate nënkupton rritjen e shpenzimeve që eventualisht do ta bënin qytetarët, pas marrjes së parave nga kontributet pensionale.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi, thotë se tërheqja e shumës se 10 për qind nga kursimet pensionale nuk ka ndikuar shumë në rritjen e kërkesës agregate, pasi sipas tij, njerëzit kanë hezituar të shpenzojnë paratë për shkak të situatës së panjohur me pandeminë.

“Rritja e depozitave është si rezultat i frikës për të investuar dhe frikës se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, kështu që paratë kanë shkuar në llogaritë e kursimeve. Në këtë kuadër, qeveria duhet që të rrisë besimin te qytetarët dhe bizneset që të fillojnë të investojnë, duke i ofruar siguri më të madhe në investimet e tyre. Fatkeqësisht, deri tash një veprim i tillë nuk ka ndodhur”, tha Krasniqi.

Më 11 dhjetor, 2020, kishte filluar aplikimi online për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, proces ky që ka zgjatur deri më 6 prill, 2021.

Mbi 198 milionë euro të tërhequra nga Trusti

Gjatë kësaj periudhe, vlera e tërhequr nga 10 për qind të kursimeve pensionale, ka arritur në rreth 198 milionë euro, nga 427.371 kontribuues, tha për Radion Evropa e Lirë, Jeton Demi, zëdhënës në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Në bazë të ligjit, kontributpaguesit që kanë kursime deri në shumën 10 mijë euro, në rast të tërheqjes së 10 përqindëshit nga ana e tyre, Qeveria e Kosovës do t’i kompensojë ata brenda pesë vjetëve të ardhshme. Kurse, kontribuuesit që kanë më shumë se 10 mijë euro, nuk do të kompensohen.

Sipas të dhënave të Fondit të Kursimeve Pensionale, rreth 92 për qind e kontributpaguesve kanë mjete nën 10 mijë euro, kurse 8 për qind mbi 10 mijë euro.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: 5 për qind të shumës së përgjithshme të pagës e paguan punëdhënësi nga buxheti i tij, kurse 5 për qind paguhet nga paga e punëtorit./REL

Alsat

Continue Reading

Business

Murati dhe zëvendësambasadori gjerman në Kosovë diskutojnë për Planin zhvillimor të Qeverisë Kurti

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takim zëvendësambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Jan-Axel Voss, të shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Me këtë rast është diskutuar për Planin zhvillimor të Qeverisë Kurti dhe për bashkëpunimin ndër institucional, me theks të veçantë për projektet e përbashkëta që ka Qeveria e Kosovës me Qeverinë gjermane përmes KfW-së dhe GIZ-it, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit u theksua se objektivat e KFW-së dhe GIZ-it, janë të ngjashme me ato të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Andaj, Ministri Hekuran Murati dhe Zëvendësambasadorin Jan-Axel Voss, u dakorduan që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Qeverisë gjermane përmes KfW-së dhe GIZ-it, për zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të reja me qëllim të zhvillimit të Kosovës dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve të saj.

Alsat

Continue Reading

Trending