Connect with us

Entertainment

​289 vjet nga lindja e presidentit të parë të SHBA-së

Published

on

Më 22 shkurt 1732 në Westmoreland të Virginia, u lind George Washingtoni, figura mbizotëruese në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Mësimet e para i mori nga mësues privatë dhe prindërit, të cilët kishin një plantacion në koloninë e Virginias. Megjithëse nuk ndoqi ndonjë kolegj, ai ishte matematikan dhe gojëtar i zoti. Pjesën më të madhe të rinisë e kaloi së bashku me vëllezërit në plantacion, ku mësoi punët e fermerit dhe të gjeometrit. Qysh në moshë të re hyri në ushtrinë e Virginias. Me gradën toger, ai u shqua si oficer i guximshëm në luftimet kufitare me fiset armiqësore të indianëve të Amerikës dhe me aleatët e tyre francezë.

Në vitin 1777, kur pritej të fillonte lufta për pavarësi nga Anglia, Kongresi e caktoi George Washingtonin kryekomandant të Ushtrisë Kontinentale të sapokrijuar. Pas fitores amerikane, ai u kthye në fermën e tij të dashur në Mount Vernon të Virginias dhe filloi të merrej me kultivimin e duhanit.

Por atë e thirrën përsëri për të kryesuar punimet e Konventës, që hartoi Kushtetutën në vitin 1787.

Autoriteti i madh që gëzonte George Washington, bëri thuajse të pashmangshme zgjedhjen e tij njëzëri si president i parë i Shteteve të Bashkuara.

George Washingtoni ndërroi jetë më 4 dhjetor 1799, në moshën 67-vjeç.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Entertainment

“Fluturimet misterioze”, rikthehet trendi i viteve të 90-ta

Published

on

Kompania e fluturimeve Qantas do të prezantojë “fluturimet misterioze”, teksa bën përpjekje të rrisë turizmin e brendshëm në gjithë Australinë.

Udhëtimet ditore, në të cilat pasagjerët nuk e dinë se ku do të shkojnë, kanë qenë të popullarizuara në vitet 1990.

Fluturimet do të realizohen nga Brisbën, Melbërn apo Sidnej, me çmime prej 577 dollarëve amerikanë.

Në paketën ditore përfshihen një mori aktivitesh.

Meqë kufijtë ndërkombëtarë ka mundësi që nuk do të rihapen deri më 2022 në Australi, Qantas i ka kërkuar qeverisë për siguri në udhëtimet e brendshme, meqë ka nisur procesi i vaksinimit.

“Çfarë po kërkojmë ne është një garanci, që në një moment të caktuar të mos ketë më shumë mbyllje të kufijve”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Grupit Qantas Andrew Parker.

Kompanitë ajrore në gjithë Australinë janë duke shqyrtuar strategji të ndryshme për të luftuar uljen e madhe të udhëtimeve si pasojë e pandemisë.

Kompania tajlandeze e fluturimeve Thai Airways ka njoftuar këtë javë se do të zvogëlojë numrin e punëtorëve për 50 për qind.

Pandemia ka dëmtuar rëndë këtë sektor, duke i përballur kompanitë ajrore me kërkesa për ndihmë nga qeveritë, falimentim apo zvogëlim të madh të numrit të punëtorëve.

The post “Fluturimet misterioze”, rikthehet trendi i viteve të 90-ta appeared first on Alsat.

Continue Reading

Entertainment

SHBA u bë me himn kombëtar para 90 vjetësh

Published

on

Më 3 mars 1931, një akt i Kongresit shpalli këngën “The Star Spangled Banner” himn kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Kënga ishte tepër e dëgjuar për shumë dekada me radhë para se të merrte këtë status. Teksti i saj ishte shkruar nga Francis Scott Key gjatë luftës së vitit 1812 gjatë bombardimeve britanike të kështjellës Fort McHenry në Baltimor të shtetit Maryland.

Autori i tekstit ishte vetë dëshmitar i bombardimeve. Mëngjesin pas sulmit Key u frymëzua kur pa flamurin me 15 yje të valëvitej ende mbi fortesë.

Flamuri tregonte se fortesa nuk ishte dorëzuar dhe se ishte e gatshme të vazhdonte qëndresën. Flota britanike më pas u largua duke i dhënë kështu fund rrezikut për Baltimorin.

Poema e Key u kombinua më vonë me muzikën e një kënge britanike që ishte shumë e dëgjuar në Shtetet e Bashkuara duke krijuar kështu atë që tani është himni kombëtar amerikan.

 

Continue Reading

Entertainment

Hapet virtualisht letra e rrallë e vulosur 300 vjet më parë

Published

on

Një letër e shkruar më 31 korrik 1697, nuk arriti kurrë të mbërrijë te marrësi i saj. Letra u gjet, në Holandë, midis viteve 1689 dhe 1706, në një arkë druri me 577 letra të tjera të padërguara dhe të mbyllura, të cilat u ruajtën në një muze në Hagë. Deri më tani këto letra nuk u hapën asnjëherë për të mos dëmtuar teknikën e veçantë të mbylljes që ato kishin. Në ato kohë të largëta, kur mungonte zarfi dhe kode të ndryshme të sigurisë, hartuesve të letrave iu duhej të përdornin një teknike të specifike të mbylljes së letrës, një lloj palosjeje të ndërlikuar që ruante privatësinë e tekstit shkrimor. Megjithatë, një ekipi kërkimor ka gjetur një mënyrë për të lexuar një nga letrat pa e shpalosur atë. Kjo është arritur duke përdorur një skaner me rreze X dhe algoritme kompjuterike. Teknika zbuloi përmbajtjen e letrës që është një kërkesë nga dërguesi ndaj kushëririt të tij një tregtar francez, për një kopje të njoftimit mbi vdekjen e Daniel Le Pers. Përmbajtja duket jo dhe aq e rëndësishme, por studiuesit thanë se letra jep një pasqyrë interesante të jetës sociale të njerëzve të zakonshëm të asaj kohe.

Continue Reading

Trending